1. Perandoria Bizantine zgjati saktësisht 1123 vjet dhe 18 ditë, nga 11 maji 330 deri më 29 maj 1453 vit kur u pushtua nga Perandoria Osmane.
2. Në shekullin XVI, Beogradi, që nuk ishte qytet serb, është quajtur nga hungarezët Nandorfehervar e nga turqit Darul-Jihad (Shtëpia e luftës së shenjtë).
3. Sytë e të porsalindurve nuk qesin lot në 6-8 javët e para.
4. Në disa pjesë të Kinës, në vend të sheqerit, në çaj qesin krip.
5. Përbërësi kryesor i specave djegës, njëzet herë më të fortë se të zakonshmit, është capsaicini i cili pos efekteve shëruese stimulon sekrecionet e enforfinës, hormonit të lumturisë
6. Nuk ka dy gjirafa me të njëjtin renditje të shenjave, sikur që nuk janë dy zebra me vija të njëjta apo dy njerëz me shenja të njëjtë të gishtave.
7. Elvis Presley, sipas rezultateve të autopsisë, në kohën e vdekjes kishte 10 droga të ndryshme në trup.
8. Dy deri në katërmbëdhjetë për qind e fëmijëve vuajnë nga ecja në gjumë.
9. Mbreti francez, Luigji i XIV-të, lahej një herë në vit.
10. Çamçakëzi përmban gomë të vërtetë.
11. Harvardi është universiteti më i vjetër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
12. Ari është metali i parë që njeriu ka zbuluar.
13. Gajdet fillimisht janë bërë nga tërë lëkura e dhisë.
14. Lëshimi i balonave është sport kombëtar në Tajlandë.
15. Bombarderi B-25, më 28 korrik 1945 goditi katin 79 të Empire State Building. /Telegrafi/
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen